Barcelona s’është favorite as në Superkupën e Spanjës – thotë Koeman

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 09:11
Barcelona s’është favorite as në Superkupën e Spanjës – thotë Koeman

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka pranuar se skuadra e tij nuk është favorite për ta fituar Superkupën e Spanjës, para duelit gjysmëfinal kundër Real Sociedadit të mërkurën.

Megjithëse Barcelona ka filluar ta rigjejë formën e mirë këtë fillim vit, posaçërisht me shpërthimin e Lionel Messit në ndeshjet e fundit, Koeman nuk e sheh skuadrën e vet si favorite për trofeun.

Barça përballet me Real Sociedadin në gjysmëfinalen në stadiumin Nuevo Arcángel të Cordobas, në orën 21:00.

“Nuk mendoj se po”, u përgjigj Koeman kur u pyet nëse Barça është favorite.

“Nuk varet nga forma e kohëve të fundit e skuadrës. Sociedadi pati fillim shumë të mirë në La Liga. I kam parë disa ndeshje të tyre dhe ata duken ekipi më i mirë në divizion”, shtoi ai.

“Për mua nuk ka favorit të pastër për ta fituar Superkupën”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online )