Mastersi i Dohas: Loriana Kuka kalon në rrethin e dytë

  • S.A /
  • 13 January 2021 - 09:25
Mastersi i Dohas: Loriana Kuka kalon në rrethin e dytë

Loriana Kuka ka kaluar në rrethin e dytë të Mastersit të Dohas, pasi e mposhti xhudisten nga Gaboni, Sarah-Myriam Mazouz të mërkurën në mëngjes.

Xhudistja kosovare Kuka e mundi me lehtësi kundërshtaren e vet nga Gaboni në luftën e tyre në rrethin e parë në kategorinë deri në 78 kilogramë. Në rrethin e dytë, Kuka do të përballet me francezen Audrey Tcheumeo.

Ajo do të kërkojë ta bëjë atë që e bënë bashkatdhetaret e veta Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dhe t’i sjellë Kosovës medalje nga Katari.

Kosova i fitoi tri medalje në ditën e parë të Mastersit të Dohas.

Krasniqi e fitoi medaljen e artë, ndërsa Kelmendi dhe Gjakova i fituan të bronztat.

Dje garoi edhe Akil Gjakova, i cili megjithatë dështoi në përpjekjet e tij për të fituar medlaje.

(Kosova Sot Online )