RB Leipzig dorëzohet për Upamecano

  • A.P /
  • 14 January 2021 - 18:17
RB Leipzig dorëzohet për Upamecano

RB Leipzig është dorëzuar dhe e di që do ta humbet mbrojtësin Dayot Upamecano gjatë verës

Gazeta prestigjioze The Guardian ka shkruar sot se Dayot Upamecano pritet që të largohet nga RB Leipzig në verë dhe për këtë fakt tashmë është pajtuar edhe klubi i tij.

Klubi gjerman nuk do ta shet këtë muaj mbrojtësin por ata do të jenë të pafuqishëm që ta ndalojnë largimin e tioj në fund të sezonit derisa disa skuadra të mëdha janë lidhur me transferin e tij, skuadra si: Liverpool, Manchester United, Chelsea  dhe Bayern Munich.

Upamecanos i skadon kontrata e tij me Leipzig më 2023 kështu që në mes të këtij viti klauzola e tij do të jetë rreth 42 milionë funte. 

(Kosova Sot Online)