Xhaka pritet që të bëhet baba për herë të dytë

  • A.P /
  • 15 janar 2021 - 19:31
Xhaka pritet që të bëhet baba për herë të dytë

Futbollisti kosovar që luan për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka ka postuar një fotografi me familjen e tij derisa ka treguar se pritet të bëhet baba për herë të dytë

Këtë futbollisti i Arsenalit e ka bërë me anë të një postimi që e ka bërë në Facebook.

“Familja e jonë po rritet…ne mezi presim të takojmë ty”, ka shkruar Xhaka.

Kujtojmë se Xhaka para më shumë se një viti kishte pritur në jetë një vajzë bashkë me gruan e tij Leonita të cilën e ka pagëzuar me emrin Ayana.

Kujtojmë se Xhaka pati një ndeshje të mirë mbrëmë ku dy herë shpëtojë Arsenalin nga dy raste ku Crystal Palace kishte mundur që të shënonte gol.

(Kosova Sot Online)