“Upamecano do të ishte transferim perfekt i Liverpool”

  • A.P /
  • 15 January 2021 - 22:20
“Upamecano do të ishte transferim perfekt i Liverpool”

Legjenda e Reds nuk beson se top talenti do të transferohet gjatë afatit të janarit, veçanërisht pas interesimit të rivalëve për të

Dayot Upamecano do të ishte “një nënshkrim i madh për Liverpoolin”, ka thënë John Barnes, por legjenda e Reds nuk beson që mbrojtësi i RB Leipzig do të jetë gati të largohet në janar apo interesi për të nga rivalët do të zbehet.

Jurgen Klopp vazhdon që të shfrytëzojë çdo opsion kur është puna për të forcuar anën defansive të skuadrës.

Me Virgil van Dijk, Joe Gomez dhe Joel Matip që janë jashtë shkaku i lëndimeve, kampionët në fuqi të Premier Ligës duhet të shikojnë për opsione në mbrojtje.

“Të gjitha top skuadrat janë duke e kërkuar atë (Upamecano), kjo për arsye se ai konsiderohet si njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë”, tha legjenda e Reds për BonusCodeBets.

“Do të dëshiroja që ai të transferohej tani në janar, për shkak se në fund të sezonit ne nuk kemi më nevojë për mbrojtës apo nuk kemi probleme sikurse kemi tani”.

“Nëse ne transferojmë tani një mbrojtës për kohë të shkurtër, ne do të kemi edhe një mbrojtës tjetër në konkurrencë me të tjerët për sezonin e ardhshëm”.

“Besoj që nëse një top lojtar është gati, çdo skuadër do ta kërkonte atë, jo vetëm Liverpool. Është njëjtë si me Koulibaly në Napoli, edhe ai kërkohet nga shumë klube po ashtu”.

“Por, po, Upamecano do të jetë një transfer i madh për Liverpoolin. Ai është i ri, shumë i talentuar dhe profili i duhur që kjo skuadër e kërkon”. 

(Kosova Sot Online)