Zyrtare: Milan transferon Meite

  • A.P /
  • 15 janar 2021 - 23:27
Zyrtare: Milan transferon Meite

Milani ka zyrtarizuar transferin e Soualiho Meites në huazim me opsion blerjen nga Torino

Kuqezinjtë e kanë konfirmuar transferimin e mesfushorit francez në San Siro për sezonin e mbetur.

“AC Milan janë të kënaqur të lajmërojnë se kanë arritur një marrëveshje të përkohshme me opsion për ta bërë të përhershme në bazë të paraqitjeve të tij te futbollistit Soualiho Meite nga Torino FC”, shkruan në deklaratën e klubit.

“Mesfushori do të jetë kuqezi deri më 30 qershor 2021”. 

(Kosova Sot Online)