Barcelona reagon ndaj pezullimit të Messit

  • S.A /
  • 19 January 2021 - 15:46
Barcelona reagon ndaj pezullimit të Messit

Barcelona ka vendosur të ankohet ndaj vendimit të Komitetit të Garave të Federatë së Futbollit të Spanjës për pezullimin e Lionel Messit me dy ndeshje moslojë, për kartonin e kuq që e kishte marrë argjentinasi në finale të Superkupës së Spanjës.

Komiteti i Garave i Federatës e dënoi Messin me dy ndeshje moslojë pas vlerësimit të incidentit të martën, por klubi katalonas ka vendosur të ankohet menjëherë për heqjen e këtij pezullimi.

Pezullimi nënkupton se Messi do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës kundër Cornellas në Kupën e Mbretit dhe kundër Elches në La Liga.

Messi u përjashtua direkt me karton të kuq në humbjen e Barcelonës kundër Athletic Club për shkak se e goditi Asier Villalibren me forcë të tepruar në përpjekje për t’i hapur vetes rrugë përpara gjatë një aksioni të skuadrës së tij në çastet e fundit të kohës shtesë në Sevillë.

Argjentinasi u ndëshkua vetëm ndërhyrjes së VAR-it, pasi gjyqtari i ndeshjes nuk e kishte parë incidentin.

Kjo ishte hera e parë që Messi u ndëshkua me karton të kuq në karrierën e tij si lojtar i Barcelonës në hiç më pak se 754 ndeshje deri më sot.

Si pasojë ai do të mungojë në ndeshjen e 1/8 së finales në Kupën e Mbretit kundër Cornellas këtë të enjte dhe kundër Elches në La Liga të dielën pasdite. 

(Kosova Sot Online )