Reagon Ronaldo, pasi e frymëzoi Juventusin drejt trofeut të parë në vitin 2021

  • S.A /
  • 21 January 2021 - 09:04
Reagon Ronaldo, pasi e frymëzoi Juventusin drejt trofeut të parë në vitin 2021

Cristiano Ronaldo se triumfi i Juventusit në finale të Superkupës së Italisë do t’ia japë atij dhe bashkëlojtarëve të tij vetëbesimin e nevojshëm për t’u kthyer në garë për titull në Serie A.

Ronaldo e theu akullin duke shënuar me fat nga një top i kthyer nga rivënia nga këndi, para se Lorenzo Insigne ta humbiste penalltinë. Kur Napoli po sulmonte me të gjitha forcat për ta barazuar rezultatin në çastet e fundit, Alvaro Morata shënoi për ta dyfishuar epërsinë e Juves në një kundërsulm.

Pas ndeshjes, sulmuesi portugez u ankua për gjendjen e fushës në Mapei Staidum por u shpreh i lumtur me rezultatin.

“Ne jemi të lumtur me fitoren, ishte e vështirë, sidomos në një fushë kaq të tmerrshme, por ia dolëm”, tha Ronaldo për RAI Sport.

“Ky është një trofe shumë me rëndësi dhe shpresojmë se do t’i japë ekipit më shumë vetëbesim për të ardhmen”, shtoi ai.

I pyetur nëse Juve mund të luftojë për titull në Serie A, pasi ka ngelur në pozitën e pestë me 10 pikë më pak se lideri Milan, Ronaldo theksoi: “Milani dhe Interi janë shumë të fortë, por unë besoj se ne kemi ekip që mund ta fitojë titullin. Do të jetë shumë e vështirë, por unë besoj që ende është e mundur ta fitojmë titullin në Serie A”.

(Kosova Sot Online )