Martin Odegaard preferon Real Sociedadin para Arsenalit

  • A.P /
  • 21 janar 2021 - 18:28
Martin Odegaard preferon Real Sociedadin para Arsenalit

Synimi i Arsenalit për këtë afat dimëror, Martin Odegaard do të preferonte një kalim të Real Sociedad nëse ai largohet nga Real Madridi në huazim këtë muaj, ka thënë eksperti i futbollit spanjoll, Guillem Balague.

Pas largimit të Mesut Ozil që ju bashkua Fenerbahçes, Topxhinjtë kanë kërkuar që të nënshkruajnë me 22 vjeçarin deri në verën e këtij viti.

 

Odegaard ka dështuar që të luajë për skuadrën nga Bernabeu muajtë e fundit.

“Ai dëshiron të shkojë në Real Sociedad dhe ata e kërkojnë atë”, tha Balague. “Ata po presin vendimin e Real Madridit”.

Odegaard, i cili është para si një yll i së ardhmes kur u transferua në Spanjë nga skuadra norvegjeze, Stromgodset si 16 vjeçar, kurse sezonin e kaluar kishte shkëlqyer me Sociedadin.

Pasi është kthyer në Bernabeu këtë verë, ishte besuar se ai do të luajë në formacionin kryesor nën urdhrat e Zinedine Zidane, i cili e kishte stërvitur atë me skuadrën B kur për herë të parë kishte filluar zejen e trajnerit.

Por, pasi ka startuar në dy ndeshjet e para të këtij sezoni në La Liga, Odegaard ka pasur vetëm një paraqitje pas këtyre dy ndeshjeve në ligë. Ajo ishte më 21 nëntor.

“Arsenali nuk është e vetmja skuadër në Premier Ligë të cilët e kërkojnë atë por ai do të dëshironte të luante përsëri për Real Sociedadin”, tha Balague. “Procesi i adaptimit aty do të ishte më e lehtë dhe e tëra çfarë ai dëshiron është të luajë”. 

(Kosova Sot Online)