Altin Morina rikthehet të KB Rahoveci

  • S.A /
  • 22 January 2021 - 08:06
Altin Morina rikthehet të KB Rahoveci

KB Rahoveci ka lajmëruar me anë të një lajmërimi në Facebook se ka rikthyer në skuadër basketobollistin e Kombëtares se Kosovës, Altin Morina

KB Rahoveci, të cilët janë tërhequr nga organizimi i Final 8 për shkak se akuzuan gjyqtarët e FBK-së për ndeshjen kundër Pejës, kanë treguar sonte po ashtu se kanë kthyer në skuadër Altin Morinën.

Në një status të gjatë të bërë në facebook dhe poetik ata kanë thënë që Morina kësaj radhe do të kthehet për të fituar trofe te vreshtarët.

Postimi i KB Rahovecit:

Lamtumirat nuk ekzistojnë. Rrugët e jetës janë të ngatërruara aq bukur, saqë një ditë apo tjetrën, kryqëzohen prapë. 

S’kishte si të ndodhte ndryshe. Aventurën e parë me ne e kishte filluar tri vite më parë. Barrierat e kohës na ndanë përkohësisht. U bashkuam sërish, për t’u ndarë për shkak të gjendjes së krijuar. 

Dhe ja, po takohemi për herë të tretë e të vërtetë. Kurorëzim ky që nuk mund të zhbëhet pa trofe.

Altin Morina rikthehet aty ku e vlerësojnë e ku e duan. Ku e motivojnë e ku e mbështesin pavarësisht gjithçkaje. 

Një rrugëtim i tillë i yni, nuk do të kishte vlerë pa të. 

Mirë se u ktheve Altin, mirë se u ktheve në “Mizahir Isma”. 

(Kosova Sot Online )