Skuadra që e eliminoi Real Madridi ka buxhet prej vetëm 700 mijë eurosh

  • G.G /
  • 21 January 2021 - 16:25
Skuadra që e eliminoi Real Madridi ka buxhet prej vetëm 700 mijë eurosh

Alcoyano – skuadra e kategorisë së tretë – e cila shkaktoi tronditje duke e eliminuar Real Madridin nga Kupa e Mbretit, ka buxhet më të vogël se një milion euro.

Edhe një mrekulli tjetër ndodhi në Kupën e Mbretit këtë sezon. Këtë herë në Alcoy, njërin prej zonave të goditura më së rëndi nga koronavirusi në provincën Alicate në juglindje të Spanjës.

Të mërkurën në mbrëmje, Alcoyano – i cili bën pjesë në Segunda B – edhe pse me 10 lojtarë në fushë dhe me një buxhet prej vetëm 700.000 eurosh, e eliminoi Real Madridin dhe e arriti çerekfinalen në Kupën e Mbretit.

Pavarësisht se Juanan e shënoi golin e triumfit të paimagjinueshëm në kohën shtesë, kur skuadra e tij kishte mbetur me një lojtar më pak në fushë, ishte dikush tjetër që mori vëmendjen dhe shkëlqeu.

Jose Juan, portieri 41-vjeçari, i cili përkundër moshës e bëri paraqitjen e jetës me pritjet e tij madhështore.

Real Madridi i hodhi në fushë yjet si Karim Benzema, Eden Hazard, Toni Kroos, Asensio, Casemiro dhe të tjerë, por prapëseprapë s’i mjaftoi për ta ndalur Alcoyanon.

Këngët e kënduara në zhveshtore pas ndeshjes u dëgjuan jashtë stadiumit dhe e mërkura e 20 janarit 2021, është një natë që ky klub nuk do ta harrojë kurrë.

(Kosova Sot Online)