Manchester United vs Liverpool për një vend në rrethin e pestë të FA Cup

  • A.P /
  • 24 January 2021 - 17:08
Manchester United vs Liverpool për një vend në rrethin e pestë të FA Cup

Manchester Unitedi dhe Liverpooli do të përballen sot në derbin më të madh anglez, në kërkim të një vendi në rrethin e pestë të FA Cup, me Xherdan Shaqirin që takimin e nis nga banka rezervë.

Dueli i rrethit të katërt mes Unitedit dhe Liverpoolit do të zhvillohet në Old Trafford duke filluar në orën 18:00.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me West Ham United në rrethin e pestë.

United dhe Liverpool takohen për herë të dytë brenda një kohe shumë të shkurtër, pas ndeshjes pa gola në Anfield në Premierligë fundjavën e kaluar.

Trajneri i të kuqve Jurgen Klopp është detyruar të luajë me mesfushorin Fabinho në qendër të mbrojtës, në mungesë të dyshes Virgil van Dijk dhe Joe Gomez.

Ndërkohë, në sulm në vend të Sadio Manes luan Jones. Minamino dhe Shaqiri janë në stol po ashtu.

Trajneri i djajve të kuq, Ole Gunnar Solskjaer nuk përballet me mungesa të theksuara pasi i ka të gjithë futbollistët kryesorë në dispozicion.

(Kosova Sot Online)