Një vit nga vdekja tragjike e Kobe Bryant

  • S.A /
  • 26 January 2021 - 12:42
Një vit nga vdekja tragjike e Kobe Bryant

Ka kaluar një vit që nga vdekja tragjike legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Ai humbi jetën më 26 janar 2020 në një aksident me helikopter, ndërsa bashkë me të vdiq edhe vajza Gianna dhe shtatë njerëz të tjerë.

Vdekja e Kobe Bryant është një nga ato momentet që çdokush do ta mbajë mend se ku ishte kur e mori lajmin.

“Shumë njerëz ranë në dysheme dhe filluan të qanin”, thotë trajneri i Golden State Warriors, Steve Kerr, për stërvitjen e ekipit të tij atë ditë. 

“Asgjë nuk ndodhi për 10 minuta. Ne të gjithë u ulëm atje në heshtje. Ishte një nga momentet më të këqija të të gjithë jetës sonë. Unë nuk mendoj se askush nga ne do ta harrojë kurrë atë ditë” – tregoi ai.

Gjatë karrierës së bujshme Kobe Bryant ishte shpallur pesë herë kampion me Los Angeles Lakers. Ai ka qenë 18 herë pjesë e All-Star dhe pritet që të përfshihet në Hall of Fame gjatë këtij viti. 

(Kosova Sot Online )