Formacionet e mundshme të “Derby della Madonnina”

  • S.A /
  • 26 January 2021 - 12:39
Formacionet e mundshme të “Derby della Madonnina”

Mario Mandzukic pritet ta zërë një vend në stolin e Milanit kundër Interit në Coppa Italia.

Ndeshja në San Siro fillon në orën 20:45.

Është koha për një tjetër Derby della Madonnina, këtë herë në çerekfinalen e Kupës së Italisë.

Danilo D’Ambrosio është i vetmi lojtar i përjashtuar përfundimisht për Nerazzurrët, të cilët duket se do të pushojnë edhe Alessandro Bastonin, Achraf Hakimin dhe Lautaro Martinez.

Por Christian Eriksen dhe Stefano Sensi pritet të fillojnë në stol.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli do të jetë pa Gigio Donnarumman, i cili është pezulluar në 1/16 e finales, kur ai protestoi për një vendim të arbitrit nga pankina dhe iu dha kartoni i kuq.

Davide Calabria, Sandro Tonali dhe Mandzukic pritet të fillojnë në stol.

Fituesi i duelit të mbrëmjes së sotme do të përballet me fituesin e Juventus-SPAL në gjysmëfinale.

Formacionet e mundshme:

Inter : Handanovic; Skriniar, De Vrij, Kolarov; Darmian, Barella, Brozovic, Vidal, Perisic; Lukaku, Sanchez

Milan: Tatarusanu; Dalot, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Meite, Kessie; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic.

(Kosova Sot Online )