Zyrtare: Anulohet ndeshja e Dritës

  • E.K /
  • 27 January 2021 - 14:33
Zyrtare: Anulohet ndeshja e Dritës

Klubi i futbollit Drita planifikonte ta zhvillojë një ndeshje miqësore sot në Antalya të Turqisë.

Mirëpo, ndeshja në mes të kampionit aktual të Kosovës dhe ekipit rus, Nizhny Novgorod është anuluar shkaku i reshjeve të shiut.

Bardhekaltrit ndërkohë kanë njoftuar se kjo ndeshje do të zhvillohet nesër në të njëjtin stadium.

Drita është duke e kryer fazën përgatitore në vendin bregdetar, derisa ditë më parë e zhvilloi edhe ndeshjen e Superkupës së Kosovës, ku u mposht nga Prishtina, 1:2.

Një pjesë e mirë e ekipeve kosovare po përgatiten në Turqi, ndërsa po e shfrytëzojnë mundësinë që ndërkohë të zhvillojnë ndeshje kontrolluese me ekipet e huaja, kryesisht me ato ruse. 

(Kosova Sot Online)