Interi dhe Roma konsiderojnë shkëmbimin Sanchez-Dzeko

  • S.A /
  • 28 January 2021 - 16:05
Interi dhe Roma konsiderojnë shkëmbimin Sanchez-Dzeko

Klubet italiane, Interi dhe Roma janë duke konsideruar një shkëmbim të madh ku përfshihen dy sulmues të njohur. Afati kalimtar i janarit mund të sjell një shkëmbim interesant mes klubeve të mëdha nga Serie A, Interit dhe Romës. Bëhet fjalë për dy sulmuesit e njohur, Alexis Sanchez dhe Edin Dzeko.

Është gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, i cili me anë të rrjeteve sociale ka konfirmuar se klubet po konsiderojnë një shkëmbim. “Nuk është një marrëveshje e lehtë ose e avancuar, por të dy klubet tani janë në kontakt të drejtpërdrejtë”, ka shkruar Romano.

(Kosova Sot Online )