Odegaard do të ketë pagë shumë më të lartë në Arsenal sesa në Real Madrid

  • S.A /
  • 28 January 2021 - 15:56
Odegaard do të ketë pagë shumë më të lartë në Arsenal sesa në Real Madrid

Përveç se pritet të luajë më shumë dhe më shpesh, Martin Odegaard do të shijojë edhe pagë shumë më të lartë në Arsenal sesa në Real Madrid. Arsenali e huazoi të mërkurën mesfushorin sulmues Odegaard nga Real Madridi deri në fund të këtij sezoni. Norvegjezi 22-vjeçar dështoi të zinte vend në skuadrën e Zinedine Zidane këtë sezon, prandaj edhe është huazuar në Londrën veriore. Ai u kërkua edhe nga Real Sociedadi, klubi në të cilin e kaloi sezonin e kaluar në huazim, dhe lideri i Eredivisie Ajax. Përfaqësuesi i Norvegjisë do t’i fitojë 124 mijë euro në javë në gjashtë muajt në vazhdim, apo mbi 2 milionë euro në përgjithësi, shumë më shumë seç fitonte në Real Madrid, sipas Marca.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta kishte biseduar personalisht me Odegaardin për ta bindur t’i bashkohej Arsenalit. Pas transferimit të tij, Arteta tha: “Martin është një lojtar të cilin e njohim të gjithë ne, natyrisht. Edhe pse ende i ri, ai ka kohë që luan në nivelin më të lartë”. Odegaard mund të debutojë për Arsenalin të shtunën kundër Manchester Unitedit në Premierligë. 

(Kosova Sot Online )