Çfarë po ndodh me Pjanicin te Barcelona – dy ndeshje radhazi asnjë minutë lojë

  • S.A /
  • 29 January 2021 - 08:58
Çfarë po ndodh me Pjanicin te Barcelona – dy ndeshje radhazi asnjë minutë lojë

Kur Miralem Pjanic u bashkua me Barcelonën verën e kaluar, ai nuk do të kishte imagjinuar se roli i tij do të ishte aq i parëndësishme, ndërsa në dy ndeshjet e fundit ai është ‘zhdukur’, duke mos u futur fare në fushë. 

Ideja e Barcelonës kur e solli boshnjakun nga Juventusi ishte që ai të luante një pjesë të madhe të kohës, ndoshta duke u futur në rrotacion me Sergio Busquets, i cili kishte nevojë pushimi herë pas here.

Realiteti ka qenë ndryshe, pasi Pjanic ka pasur një rol më shumë në sfond, me Busquets që mbeti i palëvizshëm në ekipin e parë. 

Ronald Koeman ka pasur gjysmë sezoni për të punuar ekipin e tij të preferuar dhe është bërë e qartë se Pjanic nuk është askund në planet e tij.

Trajneri holandez ka favorizuar një treshe të mesfushës me Busquets, Frenkie de Jong dhe Pedri, dhe nëse ata vazhdojnë të paraqiten si tani, Pjanic do të duhet të vazhdojë të presë për minuta.

30-vjeçari nuk mund të jetë i kënaqur me situatën, pasi ai nuk është mësuar të këtë këso pozite në skuadër; pasi ka qenë lojtar thelbësor kudo që ka shkuar.

Gjithnjë e më shumë në stol

Pjanic duhet të ketë pritur të paktën pak kohë në Kupën e Mbretit, por pas një loje më pak se frymëzuese ndaj Cornellas, ai u la në stol ndaj Rayo Vallecanos.

Edhe në fitoren e së dielës ndaj Elches ai e shikoi ndeshjen nga stoli, që do të thotë se dy ndeshje radhazi ai nuk u fut fare në lojë.

Nga 29 ndeshjet e Blaugranave këtë sezon, Pjanic ka luajtur në 21, por në shtatë nga to ka luajtur 15 minuta ose më pak. 

Në përgjithësi, ai ka luajtur në vetëm 39 për qind të minutave në dispozicion këtë sezon, duke mos arritur të shënojë ose të asistojë.

Mbetet të shihet se çfarë roli do të luajë në gjysmën e dytë të sezonit, duke filluar të dielën kundër Athletic Bilbaos, ku ai mund të luajë në mungesë të Busquets.

Ndeshja kundër fituesve të Superkupës së Spanjës mund të jetë një shans i madh për të promovuar vlerat e tij, por nëse ai nuk luan, duhet të shqetësohet.

(Kosova Sot Online )