Conte nuk e ka “kërkuar Dzekon”

  • S.A /
  • 29 January 2021 - 15:19
Conte nuk e ka “kërkuar Dzekon”

Dzeko nuk është kërkesë e Contes. Nuk do të tjerë lojtarë, as afrime e as largimi…

Së fundmi janë rritur spekulimet për një shkëmbim të mundshëm mes Alexis Sanchez dhe Edin Dzekos.

Por, duket se sulmuesi boshnjak nuk është dëshira e trajnerit Antonio Conte, që ka konfirmuar se as që ka folur me drejtuesit e klubit për diçka të tillë.

“Nuk kam kërkuar asgjë nga pronarët. Gjithmonë kam thënë se do të mbajmë këta lojtarë deri në fund të sezonit”, tha Conte.

“Nuk do të flas për Dzekon, sepse ai është lojtar i Romës dhe e respektoj klubin e tij dhe lojtarët e mi. Situata është e qartë, askush s’do të largohet, vetëm nëse dikush nuk është i lumtur dhe kërkon largimin menjëherë”.

“Sanchez është lojtar i Interit dhe duhet të qëndrojë i fokusuar”. 

(Kosova Sot Online )