Nicolo Rovella edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit

  • G.G /
  • 29 January 2021 - 15:07
Nicolo Rovella edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit

Nicolo Rovella edhe zyrtarisht është lojtar i Juventusit.

Juventusi ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje për ta transferuar Nicolo Rovellan nga Genoa.

18-vjeçari do të qëndrojë në Genoa në formë huazimi për pjesën e mbetur të sezonit.

Ai ka bërë këtë edicion 9 paraqitje në Serie A.

Në këtë marrëveshje Juve përfshiu dy lojtar të akademisë, mesfushorin 21-vjeçar Manolo Portanova dhe 19-vjeçarin Elia Petrelli që do t’i bashkohen Genoas nga Juve me marrëveshje të përhershme. 

(Kosova Sot Online)