Koeman hedh dyshime mbi qëndrimin e Leo Messit

  • S.A /
  • 02 February 2021 - 12:27
Koeman hedh dyshime mbi qëndrimin e Leo Messit

Edhe Ronald Koeman ka dyshime për të ardhmen e Lionel Messit. Ai nuk është i sigurt nëse Messi do të qëndrojë në Barcelonë, por duke parë historinë dhe fakti se klubi i ka dhënë gjithçka dhe ai e ka veshur gjithë jetën vetëm fanellën e Barçës, Koeman beson se do të vazhdojë ta bëjë këtë.Messi është në vitin e fundit të kontratës dhe ka zëra se do të largohet me Manchester Cityn dhe Paris Saint Germainin që interesohen për 33-vjeçarin.

“Unë nuk i besoj”, u përgjigj Koeman kur u pyet për spekulimet e fundit.“Unë besoj se ai ende është një lojtar i shkëlqyer dhe vazhdon të fitojë ndeshje për ne. Jam duke shijuar punën  si trajner i tij. Në çdo stërvitje ju mund të shihni cilësitë e tij, është i pabesueshëm. Ai erdhi në Barcelonë si fëmijë dhe nuk e shoh Messin të veshë një fanellë tjetër që nuk është e Barçës”. 

(Kosova Sot Online )