Berlusconi e dëshiron Riberyn në Monza për sezonin e ardhshëm

  • G.G /
  • 02 February 2021 - 16:16
Berlusconi e dëshiron Riberyn në Monza për sezonin e ardhshëm

Anësori i Fiorentinës, Franck Ribery thuhet se ka qenë në shënjestër të Monzas për sezonin e ardhshëm, nëse skuadra e Serie B fiton promovimin në kategorinë e parë.

Monza po lufton në krye të Serie B këtë sezon dhe e ka përforcuar skuadrën e tyre me yje si Kevin-Prince Boateng dhe Mario Balotelli.

Emri i fundit i lidhur me klubin e Silvio Berlusconit është Ribery, raporton France Football.

Në muajt e ardhshëm ai thuhet se do të provojë përsëri, duke përdorur miqësinë e fortë midis anësorit francez dhe Kevin-Prince Boateng. 

(Kosova Sot Online)