Reagon Ronaldo pas super ndeshjes dhe golave kundër Interit

  • S.A /
  • 03 February 2021 - 09:08
Reagon Ronaldo pas super ndeshjes dhe golave kundër Interit

Tjetër ndeshje pozitive për Cristiano Ronaldon këtë sezon.

CR7 ka shkëlqyer mbrëmë në Kupën e Italisë, duke shënuar dy gola kundër Interit në gjysmëfinale dhe tani është me një këmbë në finale.

 

“Fitore e madhe, kemi nevojë për këtë shpirt ekipi”, shkroi Ronaldo në rrjetet sociale menjëherë pas ndeshjes.

Deri tani Ronaldo ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje. 

(Kosova Sot Online )