Krimi dhe korrupsioni 20 vjeçar në Kosovës ka emër dhe mbiemër: KAPJE E SHTETIT NGA PDK DHE LDK

Krimi dhe korrupsioni 20 vjeçar në Kosovës ka emër dhe mbiemër: KAPJE E SHTETIT NGA PDK DHE LDK
Krimi dhe korrupsioni 20 vjeçar në Kosovës ka emër dhe mbiemër: KAPJE E SHTETIT NGA PDK DHE LDK

Muhamet Kelmendi

  • 02 February 2021 - 17:23

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Çudi se si kanë ndërgjegje. Ish ministrat Enver Hoxhaj, Abelart Tahiri, sikundër edhe ish ministrat e LDK janë shkaktar të gjendjes se sotme kriminale . Po pse kështu deklarojnë? A mundë të besohet në kandidatin Tahiri, në ministrin aktual të drejtësisë apo në Hotin? Jo. Enver Hoxhaj ishte ministër dhe zëvendëskryeministër përmbi 10 vjet. Çka bëri? Ku ishte e çrregulloj atë. Arsimin e pati mbytur e vjedhur , marrëdhëniet me jashtë i shkatërroi pandalshem, edhe si zëvendëskryeministër veproi si "petull". Po Hoti pse premton? Vallë nuk i panë masat të mirat e tyre! Nuk e dinë masat se si është fusha e sigurisë, prokuroria katastrofe dhe gjykatat! Anomali. Masat e gjëra tanime veç e dinë gjendjen. Shpresoj se edhe dënimin do e japin me votat e 14 shkurtit.

Kosova gjendet në fushatë elektorale. Zgjedhjet do të zhvillohen me 14 shkurt. Këtej edhe deklarimet dhe propaganda pa principe dhe tepër e rrezikshme. LDK dhe PDK janë dy parti që pothuajse në vazhdimësi janë në pushtet qe 20 vjet. Gdhendja në vend është rezultat i punës së tyre. Edhe korrupsioni, krimi dhe çdo dukuri tjetër negative, sikundër edhe anët pozitive te shtetit, këtu e kanë burimin. Dhe, në këtë situatë, nga asnjë kandidat nuk priten vetëkritika. Kështu është me Abelard Tahirin. Ky dhe abelardat tjerë si ky nuk dinë për të bërë autokritikë. Nga ai dhe ata si ky nga LDK dhe PDK kurrë nuk priten analiza konstruktive. Ata po i mbushin ekranet dhe faqet e mediave të shkruara me propozime dhe analiza. Tamam sikurse Avdullah Hoti a Enver Hoxhaj të ishin së pari me fushatë dhe masat zgjedhore mos ti njohin. Ata po premton pushtet ligjor, luftë kundër korrupsionit, krimit dhe aktivitet të dendur për të ruajtur shtetin dhe sovranitetin. Prapa nuk mbetet as gjendja ekonomike dhe sociale. Edhe këtë e rregullojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".