Nisin ethet e “Final 8” të Kupës së Kosovës

  • S.A /
  • 03 February 2021 - 16:39
Nisin ethet e “Final 8” të Kupës së Kosovës

Sot do të nisin ethet e “Final 8” të Kupës së Kosovës në basketboll.

Në fazën çerekfinale pritet të zhvillohen ndeshje interesante, dy prej tyre pikërisht sot.

Rahoveci – Trepça është një ndeshje që po pritet me interesim të madh, me të dyja skuadrat që shpresojnë të kalojnë në gjysmëfinale, ku do të përballeshin me fituesin e ndeshjes tjetër të sotme, Golden Eagle Ylli – Bashkimi.

Therandasit janë e vetmja skuadër që në stinorin pranveror nuk ka pësuar asnjë humbje në elitë, kurse prizrenasit pavarësisht disa luhatjeve synojnë të përfundojnë sa më lartë.

Të gjitha ndeshjet e Final 8 Kupës së Kosovës #VllesaPagesa do të zhvillohen në Suharekë, nga 3 deri më 7 shkurt.

Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues, derisa numri maksimal i të pranishmëve në palestër do të jetë 50, duke e respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës. 

(Kosova Sot Online )