Kjo është video e fundit e Maradonës para vdekjes

  • G.G /
  • 04 February 2021 - 07:46
Kjo është video e fundit e Maradonës para vdekjes

Cronica TC ka publikuar një video të Diego Armando Maradonës të incizuar pak ditë para vdekjes se tij. “Kisha një tronditje, por tani jam mirë”, thotë në këtë video legjenda e Napolit

Maradona vdiq më 25 dhjetor 2020 për shkak të një arresti kardiak.

Ai sapo kishte mbushur 60 vjet më 30 tetor dhe ishte lëshuar nga spitali dy javë më parë pasi që kishte pasur një operim në tru.

Sot, Cronica TV e Argjentinës ka publikuar një video të tij të incizuar pak ditë para vdekjes se tij.

“Kisha një tronditje, por tani jam mirë”, thotë Maradona në një mesazh për doktorin e tij Leopoldo Luque.

Argjentinasi ishte në shtëpi të tij me ish partneren e tij Veronica Ojeda.

“Ju e dini që nuk me pëlqejnë momentet intime por kur jam me njerëz të mirë dal nga guaska ime. Një puthje, Luque. Leopoldo Jacinto Luque”, konkludon në video Maradona.

Luque për momentin është nën hetime për vdekjen e legjendës së Argjentinës dhe Napolit. 

https://www.youtube.com/watch?v=pgs-sQiI5Zo&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)