Liverpoolit ju ndalua hyrja në Gjermani, por jo edhe Lazios

  • A.P /
  • 04 February 2021 - 22:22
Liverpoolit ju ndalua hyrja në Gjermani, por jo edhe Lazios

Përderisa autoritet gjermane ia kanë ndaluar Liverpoolit që të hynë në Gjermani për të luajtur kundër RB Leipzig, Lazio mund të udhëtojë pa problem për të luajtur kundër Bayern Munich

Lajmi u dha këtë mbrëmje që Liverpool nuk do të lejohet të udhëtojë për shkak të kufizimeve në udhëtim shkaku i pandemisë, të cilat do të zgjasin së paku deri më 17 shkurt.

Kjo do të thotë që ndeshja e 1/8-ës së finales së Ligës së Kampionëve RB Leipzig-Liverpool mund të luhet në një fushë neutrale.

“Ordinanca për Mbrojtje nga Corona ka kaluar të premten e kaluar nga Qeveria gjermane që bën përjashtim vetëm për sportistët profesionist”, thuhet në deklaratën nga Qeveria gjermane.

“Policia federale e ka informuar klubin RB Leipzig sot se përshkrimi i rasteve në konstilacion të rregullave nuk e përjashton edhe këtë klub”.

Arsenali po ashtu është në bisedime për ndeshjen në Europa Ligë me Benfican që të luhet me vetëm një ndeshje në një fushë neutrale për shkak të kufizimeve në udhëtim që kanë Britania me Portugalinë.

Megjithatë, Lazio dhe klubet italiane nuk pritet të preken në këtë rast, për shkak se Italia nuk ka kufizime udhëtimi me Gjermaninë dhe Portugalinë dhe anasjelltas.

Kjo edhe për shkak se Italia nuk ka ndonjë “variant” të ri të Covid, apo mutacion të ri të virusit. 

(Kosova Sot Online)