Interi e gjen pasardhësin e Handanovicit

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 15:15
Interi e gjen pasardhësin e Handanovicit

“Nerazzurri” e kanë bërë zgjedhje të parë Juan Musson e Udineses si pasues të 36 vjeçarit, i cili po shkon drejt fundit të karrierës. Samir Handanovic po shkon drejt fundit të karrierës.

Portieri slloven i ka mbushur 36 vjet dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në fanellën e Interit.

Ai ishte portieri i parë i padiskutueshëm në sezonet e fundit, por mosha e tij e shtyrë i ka detyruar “Nerazzurri” ta kërkojnë pasuesin e tij. Mediumi italian “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Zikaltrit tashmë e kanë gjetur portierin e ri.

Zgjedhje e tyre e parë është bërë portieri i Udineses, Juan Musso. Mbetet të shihet nëse Interi do të arrijë marrëveshje me Bardhezinjtë për portierin. 

(Kosova Sot Online )