Piu gabimisht ilaçin e gruas, portieri i Ajaxit pezullohet një vit nga futbolli

  • S.A /
  • 05 February 2021 - 12:44
Piu gabimisht ilaçin e gruas, portieri i Ajaxit pezullohet një vit nga futbolli

Stuhi në qiell të hapur për Ajaxin e Amsterdamit.

Portieri i “harkëtarëve”, Andre Onana, është pezulluar një vit (12 muaj) nga UEFA në të gjitha garat, pasi rezultoi pozitiv në një test doping të kryer tre muaj më parë.

Historia, në fakt, është paksa groteske. Sipas klubit holandez, Onana me të vërtetë ka marrë një ilaç të ndaluar, por kjo ka ndodhur gabimisht, pasi e ka tërhequr nga një kuti që ishte për bashkëshorten e tij.

“Mëngjesin e 30 tetorit, Onana nuk ndihej mirë dhe gëlltiti një pilulë për të lehtësuar sëmundjen. Sidoqoftë, ai pa e ditur se Lasimac, një ilaç që i ishte dhënë gruas së tij. Onana pretendon që ka qenë konfuz në momentin e marrjes së ilaçit, duke kapërdirë të gabuarin. Por UEFA-s nuk i ka marrë parasysh këto rrethana, duke dhënë dënimin e rëndë për futbollistin. Komisioni disiplinor i UEFA-s konsideron se Onana nuk kishte ndërmend të mashtronte. Sidoqoftë, UEFA beson, bazuar në rregullat anti-doping, se një sportist gjithmonë e ka për detyrë të sigurojë që asnjë substancë e ndaluar të mos hyjë trupin e tij”.

Substanca e ndaluar është Furosemide, që është e pranishme edhe te ilaçi Lasimac.

Ajaxi ka njoftuar zyrtarisht se do të apelojnë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportit, duke kontestuar skualifikimin e gjatë të Onanas.

(Kosova Sot Online )