Vidal alarmon Interin

  • S.A /
  • 06 February 2021 - 09:47
Vidal alarmon Interin

Ndalet Arturo Vidal. Ish mesfushori i Barcelonës u detyrua të braktisë ndeshjen me Fiorentinën, sfidë të cilën e fitoi Interi.

Vidal u detyrua të lërë fushën menjëherë pas pjesës së parë, vendin e tij e zuri Roberto Gagliardini.

Interi ka konfirmuar në llogarinë zyrtare në ‘Twitter’ se kjo ndodhi pasi mesfushori kilian ka probleme me gju.

“Arturo Vidal u zëvendësua në fund të pjesës së parë për shkak të një mavijosje në gjurin e tij të majtë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Ish-lojtari i Juves dhe Barçës, ndër të tjera; pati dhimbje dhe mbeti në dhomën e zhveshjes, kështu që kushtet e tij do të vlerësohen.

Shpresa për Conte është se nuk ka asgjë serioze.

33-vjeçari ka bërë 24 paraqitje për Interin, ka shënuar 2 gola këtë edicion. 

(Kosova Sot Online )