I “rilinduri”, Antoine Griezmann

  • S.A /
  • 08 February 2021 - 13:32
I “rilinduri”, Antoine Griezmann

2021 mund të jetë viti i futbollistit të Barcelonës, Antoine Griezmann. Për francezin ky vit deri tash po ecën jashtëzakonisht mirë.

Në 10 ndeshjet e luajtura këtë vit (pa llogaritur 10 minutat kur u fut në lojë në ndeshjen ndaj Huescas), Antoine Griezmann ka shifra magjike.

Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 10 ndeshjet e zhvilluara në vitin 2021.

Francezi ka qenë esencial për formën e mirë të Barcelonës këtë vit, duke qenë i përfshirë direkt në 13 nga 27 golat e shënuar nga katalunasit gjatë këtij viti.

(Kosova Sot Online )