Loci dhe KB Rahoveci ndajnë rrugët

  • A.P /
  • 08 February 2021 - 19:09
Loci dhe KB Rahoveci ndajnë rrugët

KB Rahoveci dhe Bujar Loci i kanë ndarë rrugët. Vendimi është marrë pas mbledhjes së fundit të KB Rahoveci

Bujar Loci nuk do të jetë më trajner i KB Rahoveci!

Këtë vendim e kanë marrë sot në një mbledhje bordi i KB Rahovecit.

“Bordi i KB Rahoveci në mbledhjen e fundit të mbajtur pas zhvillimit të FINAL 8  ka analizuar rrjedhën e kampionatit dhe pozicionin aktual të skuadrës sonë në këtë fazë të garave edhe në Superligë”, thuhet në një njoftim të klubit të lansuar nëpër rrjetet sociale.

Sipas këtij njoftimi deri të vendimi është ardhur “pas shqyrtimeve dhe diskutimeve për gjetjen e një rrugëdalje nga këto rezultate, në  marrëveshje edhe me trajnerin Bujar Loci, ka vendosur që të shkëpus bashkëpunimit me këtë të fundit’.

“Bordi ka  vlerësuar se skuadra po hynë në një fazë kruciale të kampionatit dhe e ka parë të domosdoshëm këtë veprim. Bordi dëshiron ta falënderoj trajnerin Loci për tërë angazhimin në pjesën e parë të kampionatit pasi siç dihet i njëjti e mori drejtimin e klubit në  fazë jo të mirë”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë. 

(Kosova Sot Online)