Llapi e eliminon Ballkanin pas penalltive

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 16:38
Llapi e eliminon Ballkanin pas penalltive

Për 120 minuta lojë nuk u shënua asnjë gol në ndeshjen Llapi-Ballkani. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll.

Ekzekutimi i penalltive ishte opsioni i fundit për ta përcaktuar fituesin në këtë takim.

Futbollistët e Llapit ishin më të vëmendshëm duke fituar dhe eliminuar Ballkanin.

Mevlan Zeka dhe Visar Berisha humbën penalltitë për Ballkanin, kurse te Llapi i pasaktë u tregua Engjëll Hoti.

Bledi Shkëmbi e nis me humbje dhe eliminim aventurën e tij te Ballkani.

(Kosova Sot Online )