Prishtina eliminon Dritën në Kupën e Kosovës

  • S.A /
  • 09 February 2021 - 16:03
Prishtina eliminon Dritën në Kupën e Kosovës

Prishtina eliminon Dritën në Kupën e Kosovës

Prishtina ka arritur të eliminojë Dritën në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll duke e mposhtur 1:0.

90 minuta nuk mjaftuan për të përcaktuar fituesin dhe u nevojitën edhe vazhdimet.

Ishte Boshnjaku i cili realizoi në minutën e 106-të të ndeshjes.

Në anën tjetër, fituesi në ndeshjen mes Llapit dhe Ballkanit do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive. 

(Kosova Sot Online )