“Salah është Messi i Afrikës”

  • S.A /
  • 10 February 2021 - 10:39
“Salah është Messi i Afrikës”

Mohamed Salah është “Messi i Afrikës”, sipas numrit një të Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge.

Që prej transferimit në Liverpool në vitin 2017, Salah është shndërruar në yll në vendin e tij në Egjipt, dhe një ndër futbollistët më të popullarizuar në botë.

Ai ka qenë ndoshta çelësi që Liverpooli i Jurgen Klopp triumfoi në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë pas 30 vitesh.

“Për mendimin tim, Salah është Messi i Afrikës dhe natyrisht ai cilësi për të luajtur për ekipet më të mira në botë”, tha Rummenigge për ‘ON Time Sports’.

“Ajo çfarë ka arritur mund të krahasohet me ato që kanë arritur Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo me Barcelonën dhe Real Madridin”.

Salah ka zhvilluar 184 paraqitje me Liverpoolin deri më tani, ka shënuar 116 gola. 

(Kosova Sot Online )