Hobi i madh, pas futbollit – e ka bërë Hazardin në këtë gjendje!

  • S.A /
  • 10 February 2021 - 10:17
Hobi i madh, pas futbollit – e ka bërë Hazardin në këtë gjendje!

Eden Hazard ka qenë një yll te Chelsea. Verën e vitit 2019 u transferua te Real Madridi, ku e ka ndjekur mallkimi i dëmtimeve të shumta, plot 11 të tilla. Mjafton të kujtojmë se ka më shumë lëndime se sa gola dhe asiste bashkë, për të treguar situatën e mjerë ku gjendet belgu. Së fundi, duke mos qenë i aftë të stërvitet dhe të luajë përkrah shokëve të skuadrës, ka folur për hobet e tij në mediat belge e më i madhi është ai i gatimit.

Hazard e thotë hapur që, po të mos kishte luajtur futboll, do të ishte bërë shef kuzhine:

“Sigurisht që unë do të isha një shef kuzhine, nëse nuk do të bëhesha futbollist. Shokët e mi të skuadrës, kudo që luaj, duan të më vizitojnë në shtëpi, sepse tashmë e di se çfarë gatimesh pëlqejnë. Kur vendos të mos gatuaj, vizitën e tyre e mbyllin shpejt, dalin jo fort të kënaqur nga banesa ime. Pra, preferojnë një vizitë “ushqimore” tek unë. Pas daljes në “pension”, mund të arrij ende në fushën e gatimit, nëse vendos të mos përfshihem në aktivitete futbollistike. Nuk është aspak turp ta duash ushqimin. Sa më shumë e dua ushqimin, aq më shumë shokët e skuadrës bëhen miqtë e mi. Pra, të gjithë e duam ushqimin. Të gjithë duan të jenë miqtë e mi, gjithmonë. Benzema e bëri të qartë i pari pse zgjodhi të mbante shoqëri me mua, sidomos gjatë grumbullimeve me ekipin”.

(Kosova Sot Online )