Vdes legjenda e Real Madridit

  • S.A /
  • 10 February 2021 - 11:07
Vdes legjenda e Real Madridit

Në moshën 82-vjeçare, ka ndërruar jetë legjenda e Real Madridit, Enrique Pérez Díaz.

I njohur si ‘Pachín’, ai e veshi fanellën e bardhë në vitet e 60-ta.

Klubi e ka dhënë lajmin për largimin e tij nga kjo botë duke I shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë Realit.

‘Pachin’ ishte pjesë e epokave më të suksesshme të Realit.

Së pari, me Di Stefano dhe Puskas, i cili ngriti pesë Kupa të Evropës. Vite më vonë, i gjeneratës tjetër të artë; Pirrit, Gentos apo edhe Amancios.

Ai fitoi edhe shtatë Liga, 1 Kupë Ndërkontinentale dhe Kupën e Spanjës.

Ai ishte një lojtar i gjithanshëm, i vlefshëm për secilën nga pozicionet e mbrojtjes falë kapacitetit të tij të madh fizik dhe forcës së tij. Disa skuadra italiane u përpoqën ta nënshkruanin me atë, por ëndrra e tij ishte gjithmonë të luante me fanellën e bardhë. Luajti tetë herë me Spanjën, përfhsirë në Kupën e Botës në Kili në 1962. 

(Kosova Sot Online )