Reagon Pochettino për lëndimin e Neymar: “Shumë e vështirë…!”

  • S.A /
  • 11 February 2021 - 09:36
Reagon Pochettino për lëndimin e Neymar: “Shumë e vështirë…!”

Kundër Barcelonës të martën në Champions League, me 16 shkurt, mund të mungojë ylli i skuadrës, Neymar Junior. Ai u dëmtua të mërkurën në Kupën e Francës kundër skuadrës së nivelit të dytë, për çka edhe u fajësua Mauricio Pochettino që e kishte futur në lojë. Lëndimi nuk duket të jetë i lehtë, ai ka probleme me gjurin e majtë dhe gjatë ditës së sotme do të bëhen më shumë teste për të kuptuar nëse është e mjaftueshme koha prej pesë ditësh për t’u rikuperuar për ndeshjen që llogaritet si e sezonit.

Mauricio Pochettino ka folur menjëherë pas sfidës së mbrëmshme për lëndimin e Neymar. Ai tha mbrëmë: “Do të shohim nëse me doktorët, tani s’mund të flasim shumë”. “A mund të jetë i gatshëm për javën e ardhshme? Kam nevojë për kohë që të ju them gjithçka më saktë”. Gjatë ditës së sotme mund të mësohet shkalla e dëmtimit të Ney. 

(Kosova Sot )