Guardiola arrin 200 fitore si trajner i Manchester Cityt

  • S.A /
  • 11 February 2021 - 09:12
Guardiola arrin 200 fitore si trajner i Manchester Cityt

Pep Guardiola mori fitoren e tij të 200-të si trajner i Manchester Cityt, pasi të mërkurën skuadra e tij mposhti Swcaansea City në ndeshjen e tyre të Kupës FA.

Golat nga Kyle Walker, Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus panë Cityn në mënyrë të sigurt në çerekfinale, pasi kësaj fitore në Uellsin jugor. Kjo fitore gjithashtu ishte arritje e rëndësishme për Guardiolan, i cili është bërë një idhull klubi në katër sezonet e gjysmë në krye të klubit nga Etihad.

Me këtë fitore, Guardiola ka arritur në kuotën e 200 fitoreve si trajner i Qytetarëve. Ndryshe, trajneri katalunas ka pasur sukses të madh në Angli, pasi ka arritur të fitojë titullin dy herë në Ligën Premier dhe është rrugës për të tretin.

Guardiola ka fituar në total tetë trofe me Cityn, ndërsa është gjithashtu në garë për FA Cup, Carabao Cup dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon. 

(Kosova Sot Online )