Thomas Muller mungoi në finalen e Kupës së Botës për Klube, shkaku infektimi me coronavirus

  • S.A /
  • 12 February 2021 - 08:43
Thomas Muller mungoi në finalen e Kupës së Botës për Klube, shkaku  infektimi me coronavirus

Bayern Munichu ka konfirmuar se sulmuesi i tyre gjerman, Thomas Muller ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Muller ishte mungesa e madhe e Bayernit në finalen e fituar ndaj Tigres me rezultat 1-0 në Kupën e Botës për Klube.

Gjermani mungoi shkaku që rezultoi pozitiv me coronavirus dhe lajmi është konfirmuar nga vet faqja zyrtare e klubit bavarez në rrjetet sociale. “Thomas Muller, 31 vjeç, ka rezultuar pozitiv për coronavirus në Kupën e Botës për Klubeve të FIFA-s në Doha dhe u izolua menjëherë”.

“Pas kthimit të tij në Munich, ai do të shkojë menjëherë në karantinë. FC Bayern ka rënë dakord për këtë me autoritetet përkatëse”.

“I gjithë ekipi i FC Bayern u testua përsëri të enjten. Nuk kishte raste të tjera pozitive”, thuhet në njoftimin e Bayernit.

(Kosova Sot Online )