Barella pritet të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit

  • S.A /
  • 12 February 2021 - 11:21
Barella pritet të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit

Nicolo Barella është vendosur të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit pas Samir Handanovicit, sipas raporteve në Itali.

Reprezentuesi italian u bashkua me Nerazzurrët nga Cagliari në verën e vitit 2018 në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh. Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, vlera e tij tani është dyfishuar, ndërsa Interi synon ta shpërblejë lojtarin. Gazeta raporton se Interi ka zgjedhur 24-vjeçarin të bëhet kapiteni i ardhshëm i Interit pas Samir Handanovicit.

Nerazzurrët po përgatitin gjithashtu një ofertë të re kontrate për të zgjatur qëndrimin e tij në klub përtej vitit 2024.

Barella ka shënuar tre gola dhe ka bërë 10 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. 

(Kosova Sot Online )