Real Madridi e mposht Valencian pa telashe

  • A.P /
  • 14 February 2021 - 18:27
Real Madridi e mposht Valencian pa telashe

Real Madridi e ka mundur 2:0 Valencian pa hasur në ndonjë telashe, duke e ruajtur pozitën e dytë në renditjen tabelore të La Ligës.

Karim Benzema dhe Toni Kroos shënuan nga një herë në pjesën e parë për ta mposhtur Valencian në stadiumin Alfredo Di Stefano në Madrid të dielën.

Sulmuesi francez  e kaloi skuadrën e Zinedine Zidane në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë, kur shënoi me një goditje fantastike nga rreth 20 metra largësi.

Mesfushori Kroos e dyfishoi epërsinë duke e konkretizuar një aksion të bukur të madrilenëve dhe asistin e Lucas Vazquez.

Madridi, megjithatë, vazhdon të ngel pesë pikë prapa rivalit dhe liderit Atletico, e cila i ka edhe dy ndeshje në dispozicion për t’i zhvilluar.

Ndërsa e ruan epërsinë prej tri pikëve ndaj rivalit më të madh, Barcelona.

Valencia, në anën tjetër, renditet në vendin e 12-të me 24 pikë, vetëm tri larg zonës së rënies nga liga. 

(Kosova Sot Online)