“Po e shijoj lojën me Gareth Bale”

  • S.A /
  • 19 February 2021 - 08:48
“Po e shijoj lojën me Gareth Bale”

Son Heung-min ka thënë se është duke e shijuar lojën me Gareth Bale, pasi ky i fundit bëri paraqitje fantastike në Europa League duke shënuar dhe asistuar.

Bale nuk është ende titullar te Tottenham, pasi Jose Mourinho nuk po i beson ishit të Real Madridit.

“Kam marrëdhënie të afërt me të”, tha Son për Bale pas ndeshjes.

“Jam i lumtur që ai po ambientohet dhe shënoi gol dhe asistoi gjithashtu. Po e shijoj lojën me të”. 

(Kosova Sot Online )