Ç’kapja e shtetit nga kthetrat e krimit e korrupsionit, beteja më e vështirë për mandatin e ri qeverisës!

Arsim Haziri

  • 19 February 2021 - 07:34

Shkruan: Arsim Haziri

Shteti duhet të ç’kapet, për të mundësuar zhvillimin në formën e një mirëqenie socio-ekonomike, për të ndalur sadopak emigrimin, fenomenin që ka qenë gjithnjë në rritje. Vendi ka nevojë imediate për mirëqeverisje, në kuptimin e ushtrimit të ligjit në mënyrë të pavarur dhe paanshme.

-Vendi ka nevojë për ndryshime cilësore, qytetarët tonë nuk kanë interesim më për patriotizëm, për ligjërime të tilla, tashmë është koha për qeverisje të drejtë, ky fokus bazik ka nevojat e tij. Zgjedhjet e tanishme parlamentare, manifestuan dy çështje; ndëshkimin e partive që ngjajnë me regresivitetin, dhe keqqeverisjen si dhe përgjegjësinë e ofruar për partinë e cila tashmë gëzon mbështetje masive. Vota është besim, mirëpo edhe besimi konsiston në transparencë dhe llogaridhënie, të cilën populli ka për t'ia kërkuar gjithnjë subjekteve që kanë për të qeverisur tashmë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".