Djokovic, “mbreti” i Australian Open

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 11:51
Djokovic, “mbreti” i Australian Open

Tenisti serb, Novak Djokovic ka triumfuar në finalen e Australian Open, duke e mposhtur tenistin rus, Medvedev me rezultat 3:0 në sete.

Djokovic hasi në rezistencë nga Medvedev vetëm në setin e parë, të cilin e fitoi 7:5.

Në dy setat tjerë, numri një i botës u tregua fantastik duke i mbyllur me rezultat 6:2, 6:2.

Ky është GrandSlami i 18-të në karrierë për Novak Djokovic, ndërsa hera e nëntë që e fiton Australian Open. 

(Kosova Sot Online)