“Rrëshqet” edhe Barcelona, ndalet me barazim nga Cadizi

  • A.P /
  • 21 February 2021 - 16:06
“Rrëshqet” edhe Barcelona, ndalet me barazim nga Cadizi

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 me Cadizin, në kuadër të javës së 24-të në La Liga.

Lionel Messi realizoi nga penalltia në minutën e 32-të, çka ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Mes shumë rasteve të shpërdoruara nga Barcelona, erdhi ndëshkimi për katalunasit në minutën e 89-të.

Clement Lenglet ndërhyri palejueshëm në zonë, çka bëri që gjyqtari të akordonte penallti.

Fernandez e shndërroi në gol, duke ia venitur shpresat për titull Barcelonës.

Me këtë pikë, Barcelona tani ka gjithsej 47 në vendin e tretë. 

(Kosova Sot Online)