Pamje: Mbrojtësi i Barçës shpërthen në lot pasi shkaktoi penallti në barazimin me Cadiz

  • S.A /
  • 23 February 2021 - 09:59
Pamje: Mbrojtësi i Barçës shpërthen në lot pasi shkaktoi penallti në barazimin me Cadiz

Clement Lenglet shpërtheu në lot trishtimi derisa u largua nga Camp Nou, pas penalltisë që e kishte shkaktuar në çastet e fundit të barazimit të Barcelonës 1:1 me Cadiz të dielën.

Gabimi trashanik i mbrojtësit francez ia mohoi Barçës fitoren dhe bëri që katalonasit të bien në pozitën e katërt në La Liga, duke mos e shfrytëzuar humbjen e liderit Atletico Madrid.

Lenglet e shkaktoi penalltinë pasi bëri ndërhyrje të palejueshme ndaj Ruben Sorianos në çastet e fundit të ndeshjes, e cila mbaroi 1:1 në fund.

Ky barazim flet për krizën nëpër të cilën po kalon Barcelona, pasi vjen pas humbjes turpëruese 4:1 kundër Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. 

Pas ndeshjes, Lenglet u xhirua duke qarë në makinën e tij, kur po largohej nga stadiumi.

Ai ka marrë shumë kritika për paraqitjet e tij këtë sezon dhe u gozhdua për penalltinë e shkaktuar të dielën.

(Kosova Sot Online )