Lexoni edhe:
Zyrtare: Pirelli nuk është më sponsor i fanellës së Interit
Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i FC Barcelona dhe këshilltari i tij, Jaume Masferrer janë liruar me akuza pasi shfrytëzuan të drejtën e tyre për të mos dëshmuar para gjykatësit Alejandra Gil, kreu i gjykatës numër 13 i Ciutat de la Justícia dhe që udhëheq këtë çështje.
Pasi u arrestuan dje dhe pasi kaluan natën në qelinë e stacionit të policisë Los Mossos d’Esquadra në Travassera de Les Corts, Bartomeu dhe Jaume Ferrer u transferuan në Ciutat de la Justícia në dy furgona herët në mëngjes. Të dy akuzohen për krime të administrimit të padrejtë dhe korrupsion midis individëve.
Zyrtare: Pirelli nuk është më sponsor i fanellës së InteritLexoni edhe:
Tashmë ky rast nuk do të njihet si BarcaGate, por si BartoGate. Pra, klubi katalunas nuk do të përfshihet në këtë rast. Vitin e kaluar u raportua se klubi i kishte paguar disa kompani private për t’i kritikuar dhe njollosur në rrjetet sociale kundërshtarët e Bartomeut, përfshirë lojtarë dhe trajnerë nga e kaluara dhe e tashmja.
Lionel Messi, Pep Guardiola, Xavi dhe Gerard Pique ishin në mesin e atyre që ishin cak i njollosjes dhe kritikave nga kompania I3 Ventures në një fushatë njolloseshe trivjeçare. Presidenti i atëhershëm i Barcelonës Bartomeu i pati hedhur poshtë akuzat në shkurt të vitit të kaluar.
Synimi i saj ishte ta mbronte Bartomeun dhe reputacionin e tij duke i kritikuar kundërshtarët e tij. I3 Ventures kishte llogari në Twitter dhe Facebook të cilat postonin në lidhje me lojtarët e Barçës. Ajo i kishte bërë disa sulme ndaj Messit për ngurrimin e tij për ta nënshkruar kontratën e re me Barçën, derisa Pique u kritikua për projektin e tij për ta riorganizuar turneun e tenisit për shtete, Davis Cup.
Tetë anëtarë të klubit bënë ankesë zyrtare në polici, e cila e nxiti një hetim i cili ka vazhduar për disa muaj. Pas kësaj hetimi, policia katalonase i bastisi zyrat e Barcelonës të hënën. Në një kontroll të kryer në korrik, policia kishte marrë dokumente në lidhje me këtë skandal.
Bartomeu e kishte pranuar në fillim të vitit të kaluar se e kishte kontraktuar kompaninë I3 Ventures për rrejte sociale por këmbënguli se nuk kishte marrëveshje me të për ta kritikuar Messin me bashkëlojtarë.
(Kosova Sot Online )