Zyrtare: Pirelli nuk është më sponsor i fanellës së Interit

  • S.A /
  • 02 March 2021 - 14:26
Zyrtare: Pirelli nuk është më sponsor i fanellës së Interit

Shefi ekzekutiv i Pirellit, Marco Tronchetti Provera, ka konfirmuar se Interi do ta ndryshojë sponsorin e fanellës nga sezoni i ardhshëm.

Pirelli ka qenë sponsor i fanellës së Interit në 27 vjetët e fundit dhe ky do të jetë sezoni i fundit që emri i tij do të figurojë në fanellat me të cilat zikaltrit i zhvillojnë ndeshjet.

Por Pirelli do ta vazhdojë bashkëpunimin me Interin, sipas Proveras.

“Ne jemi në bisedime me Antonellon, Marottan dhe drejtorët e tjerë të Interit. Ne nuk do të jemi më sponsor i fanellës se Interit, por lidhja jonë me klubin do të vazhdojë”, tha Provera.

Suning konfirmoi javën e kaluar se do ta mbështesë Interin financiarisht edhe pse po kërkon partnerë të përshtatshëm dhe Provera nuk shqetësohet për të ardhmen e klubit zikaltër.

“Duhet t’u qëndrojmë fakteve, ata kishin nevojë për një injeksion kesh dhe kompania e ka konfirmuar përkushtimin për Interin”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )