Serie A e kujton Davide Astorin

  • S.A /
  • 02 March 2021 - 15:26
Serie A e kujton Davide Astorin

Serie A do të kujtojë ish-mbrojtësin e Milanit, Cagliarit, Romës dhe Fiorentinës, Davide Astori në minutën e 13-të të çdo ndeshje në javën e 25-të.

Ish-qendërmbrojtësi italian vdiq më 4 mars të vitit 2018. Astori vdiq në mëngjesin e ndeshjes së Fiorentinës në Serie A kundër Udineses.

Tre vjet pas vdekjes së tij, futbolli italian kujton mbrojtësin, i cili në karrierën e tij pothuajse gjithmonë mbante fanellën me numrin 13.

Fiorentina pret Romën të mërkurën, dy klubet e fundit për të cilat ai luajti dhe në minutën e 13-të, një foto e Astori do të projektohet në ekranet e mëdha në çdo ndeshje për 13 sekonda. 

(Kosova Sot Online )